Ikja e Maradonës i step të gjithë, “nxihen” klubet ku ka luajtur

schedule22:35 - 25 Nëntor, 2020

schedule 22:35 - 25 Nëntor, 2020

Trishtimi ka pllakosur gjithë botën për shkak të vdekjes së Diego Maradonas në moshën 60-vjeçare për shkak të arrestit kardiak. Padyshim keqardhje e madhe edhe nga klubet në të cilat Maradona ka qenë pjesë.

Gimnasia La Plata ishte stacioni i fundit i Maradonës. Klubi i njohur në Argjentinë ka reaguar menjëherë në lidhje me ndarjen nga jeta të trajnerit të tyre. “Ne jetuam një histori të paharrueshme”, shkruhet në postimin e tyre.

As Barcelona e Napoli nuk kanë mbetur pa reaguar. “Unë kam parë Maradonan”, është fotoja e shpërndarë nga Napoli, klubi ku legjenda argjentinase bëri karrierën më të lavdishme. Ndërkohë, Barcelona i ka dedikuar një shkrim të gjatë për arritjet e yllit botëror me klubin blaugrana.

“Maradona e mbushi këtë tokë me lavdi”, shkruan Sevilla, klubi, që e mirëpriti pas rikthimit nga ai dënim i ashpër. Ndërkohë ndeshja e radhës për Boca Juniors, klubi i zemrës së tij në Argjentinë, është shtyrë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!