“Ikja e Jorgo Papingjit dhe Arben Dukës na ka lënë jetim për tekste”, Ylli Baka plotëson “amanetet” e artistëve të ndjerë

schedule09:41 - 18 Korrik, 2024

schedule 09:41 - 18 Korrik, 2024

Këngëtari i njohur i muzikës, Ylli Baka ka lancuar së fundmi këngën më të re me titull “Yll moj Katerinë”.

Në një lidhje me Skype nga Vlora për “ABC e Mëngjesit”, ai ka ndarë detaje nga kënga, duke theksuar se teksti është shkruar nga i ndjeri Jorgo Papingji, i cili nuk e përfundoi dot.

“Kënga të mban gjallë. Unë e dua shumë këngën dhe nuk lodhem duke kënduar. Unë do të këndoj gjithmonë.

Bashkëpunimi ka lindur te studio e kompozitorit Klodian Qafoku. Ata ishin të dy dhe mua më pëlqeu ideja. Tema e këngës ishte e profesorit të ndjerë Jorgo Papingji, i cili nuk e përfundoi dot, por e çova unë deri në fund”, u shpreh ai.

Më tej, Ylli u ndal dhe te kënga ‘Balukeverdha’, të cilën po ashtu ia ka shkruar i madhi Arben Duka.

“Gjithashtu dhe Arben Duka më ka lënë një këngë, tekstin e të cilës më ka dhënë bashkëshortja e tij. Ta ka lënë për ty, Ylli’, më tha ajo.

Ikja e këtyre të mëdhenjve na ka lënë jetim për tekstet”, tha këngëtari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!