Ikja e Bujar Nishanit, reagon Lulzim Basha: PD ka humbur një politikan të përkushtuar

schedule15:45 - 28 Maj, 2022

schedule 15:45 - 28 Maj, 2022

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet me të ndjera familjes së ish-Presidentit Nishani për ikjen e tij të parakohshme nga jeta.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se demokratët kanë humbur një  politikan të përkushtuar, kontributi i të cilit do të kujtohet përherë me respekt.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

Lexo edhe: Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, reagimet e opozitës: Fatkeqësi për të gjithë demokratët

Ish-Presidenti i Republikës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Siç ka raportuar Abcnews.al Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më 22 prill, Nishani u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit pranë familjarëve në moshën 56 vjeçare.

Burime për Abc bënë me dije se Nishani ka pasur fibrozë post COVID, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të oksigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!