Rruga e pakalueshme dhe mungesa e shërbimeve kanë detyruar banorët e Lavdarit, që të braktisin përfundimisht fshatin e tyre. Udhëtimi drejt fshatit të braktisur ishte i vështirë. Një rrugë me gjatësi katër kilometra, ka mbajtur peng zhvillimin e kësaj zone, ndërkohë që janë larguar dhe kanë braktisur fshatin të gjithë banorët.
Për te zbritur në qytet e për ushqime dhe ilaçe, banorët detyrohen ta bëjnë në këmbë. “2-3 orë në këmbë. Kush ka kafshë, zbret me atë, e ngarkon dhe kthehet” thanë banorët.
Aktualisht kanë mbetur më pak se 10 familje, aty tre dekada më parë kishte 500 të tilla. kanë vështirësi të shumta ekonomike. Në rrugë sheh vetëm të moshuar.
Ndihen të harruar në harruar, ndërsa pushtetarët i shohin vetëm për zgjedhje. “Ikin një nga një nga rruga, nuk u bë rruga si në demokraci dhe socialistja, na morën votat dhe na gënjyen” thanë banorët.
Investimi i vetëm është sheshi para xhamisë së fshatit e ndërtuar nga vet kontributet e fshatit. Bashkia Korçë thotë për ABC se ende nuk ka një projekt për këtë zonë e cila mesa duket do te vijojë të qëndrojë e vetmuar nga fshatrat e tjerë./ db/Abcnews.al