Disa bateri raketash kundër ajrore greke “Patriot” do të vendosen tashmë në Arabinë Saudite. Mediat helene raportojnë se ato janë nisur sot bashkë me një grup ushtarakësh prej 100 personash dhe do të vendosën pranë Rijadit.
Ushtarakët grekë bashkë me raketat “Patriot” do të qendrojnë për disa kohë në Arabinë Saudite me qëllim mundësimin e asaj që krerët e saj e quajtën “stabilitetin e rajonit”, megjithatë duket qartë se objektivi është Irani dhe rebelët Houthi në Jemen, raporton abcnews.al.
Gjithçka ndodh vetëm tre ditë pasi SHBA-të vendosën të heqin nga Arabia Saudite raketat e tyre “Patriot”, gjë e cila shkaktoi reagim të fortë mes sauditëve, të cilët gjenden ende nën sulmin e raketave nga rebelët Houthi në Jemen. /abcnews.al