“Ikët si mercenar te gungaçët, mbetesh njeri i vogël”, Buffon tërbon ultrasit

schedule14:39 - 18 Qershor, 2021

schedule 14:39 - 18 Qershor, 2021

Ultrasit e Parmës nuk e kanë mirëpritur transferimin e Ganluigi Buffon. Portieri u rikthye pas 20 vitesh, pasi kishte luajtur me Juventusin prej vitit 2001.

Parma e prezantoi si Superman portierin 43-vjeçar, por tifozët nuk e kanë kursyer atë. Sot ata kanë shpallur një mesazh të qartë për portierin italian.

“U larguar si mercenar, nuk mund të ktheheni si hero… Nderoni fanellën”, shkruhet në banderolën e hapur nga ultrasit.

Nuk ka munguar edhe një deklaratë e ultrasve të Parmës, që shkruajnë: “20 vite më parë premtuat se kurrë nuk do ta vishnit atë fanellë m**i. Tre javë më pas nënshkruat me gungaçët nga Australia.

Tani po ktheheni në klubin e vetëm që ju bëri të fitoni në Europë. Pas kësaj ne vetëm duam të të themi se ne ju jeni dhe do të mbeteni gjithmonë një njeri i vogël”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!