Ikën nga Shqipëria 18 vjeç, sot pronarë të dy restoranteve në SHBA, çifti zbulon formulën e suksesit

schedule08:14 - 20 Tetor, 2022

schedule 08:14 - 20 Tetor, 2022

Oriola Koçi dhe Enton Mëhillaj janë një çift emigrantësh shqiptarë, të cilët janë njohur që 18 vjeç në SHBA. Ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, përveç se janë prindër të dy vajzave, kanë hapur së bashku edhe dy restorante.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti rrëfeu gjithçka, nga njohja e tyre dhe deri te suksesi i bizneseve të tyre.

Ne në Amerikë kemi ardhur veç e veç, kemi ardhur me lotari. Kemi 19 vjet bashkë dhe jemi njohur në komunitetin shqiptar në Amerikë. Tani më kemi edhe bizneset bashkë.

Kemi zgjedhur të mbajmë mbiemrat tanë sepse ne jemi njohur shumë të rinj dhe doja që diplomat të mbanin mbiemrin tim. Se ne jemi vetëm dy vajza dhe doja që babai im ta ndjente këtë kënaqësi.

Formula për sukses është që ne të merremi vesh mirë, se ndryshe nuk do të funksiononte.

Një e veçantë e restoranteve tona është se i kemi vene emrat e vajzave tona. Fillimi ka qenë shumë i vështirë, pasi ne jemi emigrantë. E dyta, covid se diçka që e ke ndërtuar për kaq shumë vite ta mbyllësh, edhe nuk dihet se çfarë do të bëhet më vonë. Megjithatë, ne u ulëm e diskutuam dhe ju përshtatëm kohës. Ndërruam natyrën e biznesit, që mos ta mbyllnim. Punonim ‘delivery’”, u shpreh Oriola.

“Kemi futur disa gjëra shqiptare në meny, gjizën si djath, preshin. Jemi munduar t’i afrojmë shijes së amerikanëve.

Ne e kemi ndarë, ca është kuzhina është ana ime, ca është përpara është ana e Olës. E kemi ndarë dhe nuk ndërhyjmë te puna e tjetrit”, tha Entoni./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!