Jorginho ishte një nga lojtarët më të mirë të Italisë në kampionatin Europian dhe i Chelseas në fitimin e Champions League. 29-vjeçari mesa duket kërkon sfida të reja dhe këtë e lë të kuptohet agjenti i tij, Joao Santos.
Ai konfirmon interesin e Juventusit dhe klubeve spanjolle, teksa shton se në rast se Chelseas do i shkojë një ofertë e mirë, pala e lojtarit do shqyrtojë largimin. Kampioni i dyfishtë i Europës ka edhe dy vite kontratë me Chelsean.
“Moment special, Jorginho ndihet si një shembull i integrimit në këtë vend. Është e gjitha si diçka surreale, është e vështirë të përshkruash me fjalë mënyrën si ndihet Jorginho tani. Jorginho e sheh Italinë si atdheun e tij. Ai ndihet italian edhe pse ka lindur në Brazil: të gjithë duhet të mësojnë nga një ndjenjë kaq e fortë.
Një lojtar kërkon vetëm të rritet dhe Mancini ka arritur t’i marrë maksimumin një lojtari si ai. Ai ka edhe dy vite në kontratë me Chelsean dhe e gjitha është në duart e klubit. Është Botërori i klubeve dhe Superkupa e Europës. Për një futbollist trofe të tillë janë shumë të rëndësishëm.
Por, merkato është merkato dhe nëse një klub i madh paraqitet seriozisht te Chelsea, atëherë do e vlerësojmë. Për momentin mund të them se Jorgonho do vazhdojë me Chelsean. Ka pasur interes nga Juventusi dhe skuadrat e mëdha të Spanjës.
Ai është 29 vjeç dhe mund të luajë me më të mirët natyrisht. Të gjithë klubet e mëdha të Europës e duan atë. Dua ta mbyll me lumturinë time që të gjithë italianët do mund të thithin ajër kampioni”, u shpreh Santos. /abcnews.al