Emisioni “Piranjat” në Abc i moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj ka trajtuar këtë të martë historinë e rëndë të Librazhdit ku vjehrri dhe vjehrra dhunojnë psikologjikisht nusen e tyre që e kapën duke iu tradhtuar djalin dhe më pas i bëjën publike videon.
“Piranja” Lediona Xheladinaj ka shkuar në Togëz të Librazhdit për të pyetur vjehrrën se si ndihet për atë që bëri, kur vetë ajo ka përballë tashmë një kamer.
Vjehrra pas shumë insistimeve pranon se është bërë pishman për veprimin që bëri.
Gazetarja: U mblodhët si fis të mbronit nderin. Cilin nder?
Vjehrra: Ju lutem shumë mos më bini në qafë. Dilni jashtë njëherë, se ka dhe rregulla këtu.
Gazetarja: Burri juaj ka thënë jam k****, a flisni ju për moral?
Vjehrra: Të lutem shumë.
Gazetarja: Jeni mësuar me dhunë. E keni trajtuar vajzën si skllave.
Vjehrra: Nuk kam trajtuar asgjë.
(Ikin nga lokali)
Gazetarja: Si ndiheni kur ju vendosin kamerat përballë dhe ju filmojnë dhe ju pyesin, ashtu siç keni kryqëzuar dhe ju nusen tuaj? E keni filmuar dhe keni publikuar çdo pamje. Pse nuk i keni publikuar dhe pamjet e dhunës? E keni dhunuar nusen tuaj, si e mbroni nderin? A e dini se në çfarë gjendje është ajo vajzë?
Vjehrra: Është në shtëpi.
Gazetarja: A e dini që ka tentuar vetëvrasjen? Ju jeni nënë vetë, si është ndjerë nusja juaj kur e mbyllët në dhomë e keni dhunuar dhe e keni filmuar. Ndiheni keq.
(Vjehrra tenton t’i largohet gazetares me vrap)
Gazetarja: Flisni se ju tregoni që ishit sypatrembur në atë dhomë. Burri juaj është burracak përveçse k***. E dini që burri juaj është k****?
Vjehrra: Nuk është, është shumë i ndershëm.
Gazetarja: Çfarë i keni bërë vajzës në atë dhomë?
Vjehrra: Asgjë fare nuk i kam bërë. E gjeta ashtu dhe asgjë, i mora të atin, i mora të ëmën dhe i solla aty.
Gazetarja: Babai ka thënë që ju nuk e keni lajmëruar për asgjë. Si ndiheni tani?
Vjehrra: Jam shumë keq, më lër rehat se po më bie të fikët.
Gazetarja: Pse ndiheni keq?
Vjehrra: Ndihem se nuk më ra mirë kjo.
Gazetarja: A e dini që është fëmijë e dy prindërve. Si ndiheni tani që keni shkatërruar jetën e një vajze.
Vjehrra: Mos më prek me dorë.
Gazetarja: Si ndiheni që keni shkatërruar jetën e një vajze? Jeni turp, se jeni dhe nënë.
Vjehrra: Ajo të ketë turp.
Gazetarja: Ju i bëni video dhe thoni se ajo duhet të ketë turp. Me këto vepra penale ju rrezikoni 14 vite burg. Kërkojini falje asaj vajze.
Vjehrra: Jam bërë pishman, kaq.
Gazetarja: Nuk doni t’i kërkoni falje?
/T.H/Abcnews.al/
Për më shumë ndiqni videon: