Gazetari Ervin Leka thotë se dorëheqja e kreut të AMP, Florian Sulejmani, mund të ketë lidhje me urdhrin e kryeministrit Edi Rama, lidhur me shkarkime të atyre të cilët nuk kanë kryer detyrën për mbrojtje të territorit, megjithëse nuk dihet arsyeja konkrete.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka u shpreh se më parë, Sulejmani ishte pezulluar për një ngjarje në Berat.
“Ka pasur një dorëheqje prej tij pak ditë më parë, ende nuk dihen arsyet, por duket në vazhdën e fshesës Rama mesa duket. Ndoshta mund të ketë qenë kjo, megjithëse nuk kemi arsye të dorëheqjes. Ka pasur edhe një pezullim të tij për një ngjarje të Beratit. Ende nuk e kemi një arsye. Ka një peshë sa i përket edhe AMP, por është e ndarë sepse ka drejtoritë e veta. Nuk besoj dhe sipas informacioneve nuk lidhet me rastin konkret në Shkodër. Janë ende dyshimet dhe kostot janë edhe te drejtuesi i AMP.”, theksoi ai./abcnews.al

