Ikën diplomati gjerman, emërohet një italian në krye të OSBE-së në Shqipëri

schedule13:19 - 30 Shtator, 2020

schedule 13:19 - 30 Shtator, 2020

Ikën një gjerman dhe vjen një italian në krye të misionit të OSBE-së në Shqipëri. Pas largimit të ambasadorit Bernd Borchardt, vendin e tij në krye të prezencës në Shqipëri do ta zerë Vicenzo Del Monaco.

Një urim për shumë fat për ambasadorin Vincenzo Del Monaco. Italia ju uron sukses në detyrën e re, në përfitim të axhendës reformuese të qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar”, shkruan misioni italian në OSBE.

Bernd Borchardt në vitin e fundit të mandatit ishte në shënjestër të akuzave nga opozita dhe sidomos nga Presidenti, ndërsa për ambasadorin e ri axhenda përpara është shumë e ngjeshur, teksa vendi ndodhet para zgjedhjeve dhe në konflikt politik për Kodin Zgjedhor./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!