Sulmuesi i Interit Mauro Ikardi është gjithnjë e me larg zikaltërve. Argjentinasi nuk udhëtoi me skuadrën në Singapor dhe e ardhmja e tij është mes Juventusit dhe Napolit.
Në listën me 27 futbolliste tek skuadra e Interit që kanë udhëtuar në Singapor mungon Mauro Ikardi. Ashtu siç edhe pritej, ish kapiteni i zikaltërve Mauro Ikardi nuk është ftuar nga trajneri Antonio Konte. E njëjta gjë nuk ka ndodhur me Raxha Naingolan, i cili është ftuar pavarësisht se nuk është në planet e skuadrës.
Largimi i argjentinasit nga San Siro është i pashmangshëm. Menaxherja e Ikardit që njëkohësisht është edhe bashkëshortja, Vanda Nara po punon për të konkretizuar destinacionin e ardhshëm me 26 -vjeçarin. Napoli dhe Juventus janë dy alternativat e vetme pasi Atletiko Madrid është tërhequr nga gara pas nënshkrimit me talentin premtues Zhoa Feliks.
Skuadra e Juventus kërkon të përfitojë nga situatë ku ndodhet Ikardi dhe fakti që nuk është në planet e Interit pasi është e gatshme të ofrojë jo më shumë se 40 mln euro ndërkohe që zikalterit pretendojnë 60 mln euro. Gjithsesi Juventus duhet që fillimisht të heqë dorë nga Higuain dhe Mandzukicc duke krijuar hapësirat për të ofruar në skuadër argjentinasin.
Sa i përket Napolit, bardhekaltërit janë të gatshëm të paguajnë 60 mln por dëshira e Ikardit është të luajë vetëm për Juventusin./ABC News Albania 24/7