Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka detyruar shumë personalitete të largohen nga shteti rusë duke kundërshtuar fortë verpimet e Vladimir Putit, që sulmon ushtarakisht popullin ukrainas.
Andrei Voroni, një nga futbollistët ukrainas, ku pak ditë më parë u detyrua të largohet nga Rusia, aty ku mbante postin e zëvendës trajnerit tek ekipi i Dinamo Moskës.
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Voronin ka shpërthyer ashpër në akuza, për rusët, teksa është shprehur se nuk mund të qëndronte në një vend ku vrasin fëmijët.
“Fillova të merrja shumë telefonata nga miqtë e mirë në Ukrainë. Me tregonin se rusët po afroheshin, se lufta ishte shumë pranë. Një ditë më parë kisha firmosur rinovimin e kontratën me Dinamon dhe isha shumë i lumtur, pasi ishte një qytet ku jam gjendur gjithnjë mirë. Për fat të keq realiteti mu përplas në fytyrë, mendoj se mora vendimin e duhur.
Telefonova menjëherë agjentin tim dhe i thashë të fliste me drejtuesit e Dinamos sepse doja të largohesha menjëherë nga Rusia, sa më shpejt të ishte e mundur. E përsëris, ishte e pamundur që qëndrojë në një vend që po vriste njerëzit në vendin tim dhe që po shkatërronte vendin tim”, u shpreh ndër të tjera Voronin. /f.a/abcnews.al