Jose Mourinho cilësohet special nga shumë futbollistë që kanë punuar me të. Një pjesë ishin gati të shkonin në luftë për portugezin, por ka edhe nga ata për të cilët ishte kthyer në makth.
Juan Mata është një prej këtyre të fundit. Raportet e vështira me trajnerin luzitan e detyruan spanjollin të largohej nga Chelsea në vitin 2014. Fantazisti zgjodhi Manchester United për të vijuar karrierën.
Largimi i Van Gaal nga “djajtë e kuq” në vitin 2016 bëri që në stol të ulej… Jose Mourinho. E papritur dhe e padëshiruar kjo situatë për Matën, i cili zbulon këto prapaskena në biografinë e tij.
“Familja, miqtë e mi dhe shumë persona të tjerë ishin të shqetësuar për mua. Mourinho ishte sërish trajneri im dhe kjo gjë i mbante në ankth. Gjithsesi, unë vendosa ta përballoj këtë situatë me pozitivitet.
Biseda ime e parë me Moun, që shumëkush mendonte se do të ishte e fundit, ishte një bisedë normale. Nuk diskutuam për raportin tonë dhe të kaluarën. Më përshëndeti normalisht, siç e siguronte marrëdhënia jonë e punës. Nuk u mora me epokën e kaluar me të te Chelsea. Preferova që të fliste fusha në vendin tim. Bisedonim më shumë sesa kur ishim pjesë e Chelsea”, tregon Juan Mata.
Raporti i tyre u përmirësua dhe Juan Mata ishte ndër të paktët lojtarë që përshëndeti Mourinhon, kur ky i fundit u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester United dhejtorin e vitit 2018. /abcnews.al
See you next Friday at @WaterstonesMCR ?? #SuddenlyAFootballer @reach_sport pic.twitter.com/Gl4Wz4LolQ
— Juan Mata García (@juanmata8) September 20, 2019