“Ik tani, je e lirë”, peshkatarët kthejnë në ujërat e Adriatikut breshkën e rrallë

schedule13:15 - 31 Maj, 2020

schedule 13:15 - 31 Maj, 2020

Një vizitor i veçantë është vënë re në Detin Ardiatik. Një breshkë e llojit karetta-karetta ka rënë në rrjetat e peshaktarëve.

Kohët e fundit është vë re prezenca e shtuar e breshkave të llojeve të ndryshme, edhe pse specie të tilla janë të rralla për ujërat shqiptare.

Breshka është gjetur nga peshkatarë të Vlorës,në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës. Në momentin që ka rënë në rrjetën e peshkatarëve, ata janë munduar ta lirojnë duke e kthyer sërish në ujë ndërsa shprehen: “Është e jona rrjeta, ik tani. Je e lirë”.

Ndërkohë kujtojmë që kjo lloj breshke është listuar si specie në rrezik zhdukjeje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!