Janë liruar grupi i ushtarëve ukrainas në ishullin e Gjarpërinjve. Lirimin e grupit të ushtarëve ukrainas nga Fidonisi , të cilët fillimisht mendohej se ishin vrarë pasi kishin sfiduar urdhrat e një luftanijeje ruse, e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Verestsuk , në një postim në Telegram.
13 ushtarët u kapën nga rusët në fund të shkurtit. Zyrtarët ukrainas fillimisht thanë se ushtarët ishin vrarë kur forcat ruse hapën zjarr, pasuar nga sulme ajrore.
Historia u bë kryefjalë në mediat ndërkombëtare, pas publikimit të një audioklipi mes ushtarëve dhe forcave ruse .
Russian warship: “I suggest you lay down your arms and surrender, otherwise you’ll be hit”
Ukrainian post: “Russian warship, go fuck yourself”
All 13 service members on the island were killed. pic.twitter.com/sQSQhklzBC
— BNO News (@BNONews) February 25, 2022
Në veçanti, fillimisht u dëgjua një zë që thoshte: “Po flasim me ju nga një anije luftarake ruse. Unë ju sugjeroj të hidhni armët dhe të dorëzoheni për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat e panevojshme. “Përndryshe do të bombardoheni”.
Ukrainasit u përgjigjën: “Anije luftarake ruse, ikni q***** …”.
Të enjten, Verestsuk njoftoi se Ukraina kishte liruar 11 shtetas rusë të shpëtuar nga një anije e fundosur pranë Odessa në këmbim të 19 ushtarëve dhe marinarëve nga Fidonisi, duke përfshirë 13 që iu përgjigjën anijes luftarake ruse. /abcnews.al/