“Ik ore andej, legen”. Nervozohet i pandehuri, tension në sallën e gjyqit (Video)

schedule12:50 - 6 Qershor, 2019

schedule 12:50 - 6 Qershor, 2019

I tensionuar u shfaq 51-vjeçari Arben Veliko, i arrestuari në lidhje me atentatin e sajuar në “Urën e Mifolit” në Vlorë, gjatë seancës së sotme ku ndaj tij u dha masa e sigurisë.

Ndërkohë që po filmohej nga një operator në sallën e gjyqit, ai i ka kërkuar atij të largohej duke e ofenduar. Madje në një moment tërheq me dorë pranë vetes objektin identifikues që ndodhet në tavolinën e të akuzuarve.

“Ik ore andej, legen”, iu drejtua 51-vjeçari kameramanit. Por menjëherë ndërhynë policia dhe zyrtarët në gjykatë, të cilët qetësuan 51-vjeçarin.

Gjykata e Vlorës la në burg këtë të enjte dy shokët, 24-vjeçarin Romario Aliraj dhe Arben Velikon. Ata dyshohet se kanë sajuar atentatin me kallashnikov ndaj Alirajt tek “Ura e Mifolit”.

Ngjarja ndodhi më 12 Maj dhe makina që drejtohej nga 24-vjeçari, u qëllua me armë zjarri. Ekspertët gjetën në vendin e ngjarjes gjetën të paktën 19 gëzhoja. Të arrestuarit akuzohen për kallëzim të rremë, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe armëmbajtje pa leje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!