Sulmuesi anësor i Juventusit, Douglas Costa, ishte shumë aktiv në rrjetet sociale gjatë periudhës së karantinës. Braziliani postonte shpesh video nga stërvitja e tij në kushtet e shtëpisë, ku nuk mungonte dhe përkrahja nga bashkëshortja e tij, Luisa Ramos.
Madje sulmuesi hapi dhe një llogari në “Tik Tok”, aplikacion i cili u kthye në modë në muajt e fundit. Edhe pse videot e tij merrnin shumë pëlqime, ka dhe nga ato të cilët ironizojnë me veprimet e Costës.
”Douglas Costa, bëj një tjetër video Tik Tok, duke qëndruar poshtë një treni”, ishte një koment pikant nga një tifoz në “Twitter”. Reagimi i brazilianit ishte shumë i ashpër: “Në djall ti dhe motra jote, bir k***e”, shkruan Costa i inatosur. /abcnews.al