Igli Tare vlerësohet maksimalisht, merr çmimin si drejtori më i mirë sportiv

schedule10:44 - 7 Maj, 2024

schedule 10:44 - 7 Maj, 2024

Igli Tare është vlerësuar në “Gran Gala del Calcio” duke marrë çmimin si “Drejtori më i Mirë” për sezonin e shkuar. Në eventin e organizuar nga Adiscop, ish-futbollisti i kombëtares foli për të kaluarën e tij te Lazio duke theksuar se nuk do të kthehet më në klubin kryeqytetas. Sa i takon të ardhmes, Tare u shpreh i hapur për oferta duke u shprehur se disponon shumë gjuhë të huaja që i zotëron dhe mund të punojë në shumë vende.

 

-Pas ikjes tuaj, Lazio nuk po ia del të klasifikohet në vendet e para të klasifikimit…

“Nuk mendoj se rezultatet e Lazios kanë lidhje me largimin tim, vitin e kaluar e merituam vendin e dytë. Por, nuk erdhi si një e papritur pasi për ato rezultate ishte punuar shumë nga drejtuesit dhe trajnerët. Unë i uroj Lazios që të ketë një të ardhme edhe më të ndritur”.

-A të ka bërë të ndihesh më mirë kjo pauzë?

“E kisha menduar prej kohësh dhe e kisha biseduar edhe me president Lotiton. Të bën mirë, i sheh gjërat nga një tjetër këndvështrim dhe mbi të gjitha ke më shumë kohë për familjen. Jam gati t’i rikthehem sërish detyrave, do të mbetem gjithnjë i lidhur me Lazion, por dua një rrugëtim tjetër”.

-Ku do të pëlqente të punoje?

“Kam dëgjuar që flitet për rikthimin te Lazio, por unë nuk i besoj rikthimeve. Rrugët janë të ndara dhe klubi ka bërë zgjedhje të tjera. Nuk do të kthehem aty në të ardhmen e afërt. Pastaj sa i takon klubit të radhës, kam fatin që flas shumë gjuhë dhe dua një projekt që të më intrigojë”.

-Çfarë këshille do t’i jepje një drejtori të ri sportiv?

“Unë kam menduar gjithnjë që të bëja maksimumin me aq mundësi ekonomike sa kishim. Ndonjëherë shkon mirë dhe ndonjëherë jo. Por, duke parë punën e 15 viteve të fundit te Lazio, mendoj se kam bërë mirë bashkë me presidentin dhe bashkëpunëtorët e tjerë”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!