Iftari i Kryeministrit/ Baba Mondi: Duke respektuar njeriun, respektojmë veten! Kreu i KMSH: Sofër e përbashkët për agjërues dhe joagjërues!

schedule20:58 - 10 Prill, 2024

schedule 20:58 - 10 Prill, 2024

Kryeministri Edi Rama shtroi të hënën iftar për besimtarët myslimanë, para mbarimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku edhe uroi agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Baba Mondi foli për harmoninë dhe balancën fetare duke u ndalur edhe tek iftari i shtruar nga kryeministri Rama.

Ai u shpreh se pavarësisht se njerëzit mund të kenë mendime të ndryshme, iftari i shtruar nga kryeministri është një vepër dhe mirë dhe duhet respektuar.

“Ne respektojmë njeriun si qenie më e përkryer e kësaj bote dhe duke respektuar njeriun respektojmë veten. Ne duhet të shohim së pari veten tonë dhe të jemi pjesë e së mirës pavarësisht se kush e ofron dorën për mirësi dhe bujari. Ne nuk jemi gjykatës, por shërbëtorë të vetes familjes tonë dhe shoqërisë tonë. Njerëzit kanë mendime të ndryshme, por kur një njeri bën mirë, mos u bëj xheloz, por mundohu të bëhesh i mirë”, tha Baba Mondi.

Nga ana e tij Ferdinand Samarxhi theksoi se Iftari është bashkimi i zemrave të njerëzve rreth Allahut.

Gjithashtu kreu i KMSH, Bujar Spahiu shtoi se darka e iftarit është bërë një traditë dhe kjo është një vlerë e mirë.

“Darka e iftarit është bërë traditë e mirë qoftë për iftarin qoftë për darka të pashkëve që na kanë mbledhur të gjithëve. Shqipëria karakterizohet me harmoni fetare dhe kjo është një shtysë për një sofër të përbashkët, agjërues dhe joagjërues. Ne jemi njerëz dhe njeriun duhet ta respektojmë. Megjithatë njerëzit janë të lirë të shpalosin mendimet e tyre, por disa mendime sporadike nuk janë të mira, por ne i respektojmë siç janë”, shtoi Bujar Spahiu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!