Idrizi nuk duron: Hajde dili zot kësaj situate, boll na dhe leksione morali

schedule09:11 - 12 Shkurt, 2020

schedule 09:11 - 12 Shkurt, 2020

Flamurtarit vetëm sa i shtohen borxhet. Llogaritë i janë bllokuar prej kohësh, ndërkohë që së fundmi përmbarimi ka mbërritur sërish në klubin kuqezi. Vlonjatët nuk kanë paguar shumën e 4.4 milion lekëve të vjetra (shumë e papaguar për qiratë e ish-futbollistëve) dhe tanimë përmbarimi ka lëvizur.

Sinan Idrizi nuk e ka pritur mirë diçka të tillë, pasi bëhet fjalë për një borxh që nuk i përket periudhës që ai e menaxhon klubi e Flamurtarit. “Na ka ardhur një borxh që nuk është aspak detyrim imi, por i vitit 2012 dhe për këtë na kanë bllokuar kontot. Ka cipë apo nuk ka cipë ky që e ka pasur klubin në atë kohë?”, thotë fillimisht për “Panorama Sport” Idrizi, i cili shigjeton ish-kryebashkiakun, Shpëtim Gjika.

“Unë i bëj thirrje të vijë t’i paguajë tani në mënyrë urgjente. Dili për zot firmës tënde! A ke qenë ti në sezonin 2012-2013? Hajde paguaje të na zhbllokohen kontot. I bëj thirrje: Dili një orë e më për zot kësaj situate. Ti thua se e kthen në maja Flamurtarin dhe je qelibar, e ke lënë pa borxhe, hajde tani dili për zot Flamurtarit.

Boll na dhe leksione morali, hajde tani paguaje këtë detyrim. Unë tani do të paguaja detyrimet që kam ndaj këtyre lojtarëve, por po na del kjo gjë tjetër dhe na bllokon llogaritë. Hajde një orë e më parë zotëri ta paguash”, deklaron Idrizi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!