Idrizi: Nuk do pranojmë të luajmë as ne, dua të di vetëm diçka

schedule15:36 - 22 Shtator, 2019

schedule 15:36 - 22 Shtator, 2019

Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit, ka folur sot para ndeshjes me Laçin. Ai tregon se e ka mbyllur stadiumin: “Policia na njoftoi se nuk i përmbushim kushtet, pasi ka mbeturina rreth stadiumet. E kam mbyllim stadiumin dhe nëse nuk gjejmë 50 stjuartë në stadiumet e tjera, nuk do të pranojmë të luajmë. Nuk e dime kushtet specifike në lidhje me ndriçimin”.

“Pse investoni? Më tregoni pse luhet në Vlorë futboll. Nuk është çështje Vlore, unë iki. Nëse stadiumet e tjera janë të pastra, nuk kanë ndërtesa e shkurre rreth e rrotull, atëherë e kemi ne gabim”, shprehet Idrizi në emisionin “Gol pas Goli”.

“Të jemi të qartë. Policia nuk e merr përsipër se ka mbeturina rreth, nuk ka banja. Nuk i kanë pranuar as policët bashkiakë. Unë marr përsipër detyrimet e mia. Nëse më plotësojnë kushtet, i marr përsipër përgjegjësitë e mia. Kam kërkuar të di kush jam. Bashkia nuk ka asnjë përqindje. Nuk dua të bëhem palë me asnjë. Nuk dua të jem OJQ. Dua thjesht të di rregullat e lojës”.