Idrizi nga Saranda: Qeveria të flasë për çështjen çame

schedule20:52 - 26 Qershor, 2021

schedule 20:52 - 26 Qershor, 2021

Në vijim të aktiviteteve që po zhvillohen në “Javën Çame”, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe deputetët e kësaj force politike, Mesila Doda dhe Nustret Abdullai zhvilluan homazhe në varrezat monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer në Sarandë.

Duke kujtuar jetët e pafajshme të humbura 77 vite më parë, Idrizi kërkoi që asgjë të mos harrohet, pasi pasojat vijojnë të ndihen ende. Një apel e kishte për institucionet shqiptare për të folur për çështjen çame.

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Shoqata Çamëria prej disa ditësh po zhvillojnë aktivitete në Tiranë dhe Shkup në kuadër të Javës Çame./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!