“Idiot, bandit”, pas Shqipërisë sharje dhe kërcënime në Kuvendin e Kosovës

schedule14:17 - 10 Nëntor, 2022

schedule 14:17 - 10 Nëntor, 2022

Fyerjet dhe sharjet nuk kane munguar as në Kuvendin e Kosovës, ku seanca e sotme plenare  është shoqëruar  me debate te forta.

Fillimisht, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përplasur, me shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe PDK-së.

Haxhiu ka thënë se ata keqinformuan opinionin duke thënë se në komunat në veri nuk ka gjyqtarë e prokurorë. Ajo, është shprehur se në këtë mënyrë, ata madje po inkurajojnë dhunuesit.

Në fjalimin e saj ka replikuar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se Haxhiu duhet të japë dorëheqje nga pozita e saj, meqë siç ka thënë Tahiri është e sanksionuar nga SHBA.

Pas Tahirit, në foltore doli zëvendëskryeministri Besnik Bilimi i cili tha se Tahiri foli të pavrërteta, e madje u shpreh se i njëjti pas largimit nga foltorja e shau dhe e kërcënoi.

Bislimi i bëri thirrje Prokurorisë që të merret me këtë çështje, ndërsa e quajti “bandit” të njëjtin, shkruan Express.

“Deputeti Abelard Tahiri nxori një sërë akuzash për ministren Haxhiu, ndërkaq pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që i vendos shurdhuesin armës së tij u kthye kah unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh, të cilat pastaj i shoqëroi me sharje dhe fyerje nga ulësja e tij. Do të doja që Prokuroria të merret me këtë rast”, tha Bislimi në foltore.

Ende pa mbaruar fjalimin ndërhyri deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i cili e quajti idiot dhe Bislimin.

Akuza se Tahiri kërcënoi zëvendësministrin bëri edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Kërcënoi dhe shau zëvendëskryeministrin e parë. Ftoj prokurorinë ta marrë seriozisht kërcënimin e një personi që ka mbajtur armë me shurdhues”, tha ai.

Kryesuesja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kërkoi që të kenë kujdes me gjuhën edhe nga ana e Qeverisë edhe nga ana e deputetëve./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!