Idhulli, më i madhi në histori dhe zbulimi i sekretit: intervista ndryshe e Selahit!

schedule12:31 - 7 Nëntor, 2019

schedule 12:31 - 7 Nëntor, 2019

Lindon Selahi, mesfushori i Twente, do të jetë sërish pjesë e Shqipërisë për ndeshjet me Andorrën dhe Francën. Emri i tij nuk figuronte me Shpresat, ndërkohë që 20-vjeçari në një intervistë të dhënë në rrjetet sociale të klubit holandez ka zbuluar ftesën e marrë.

I pyetur se cili është lojtari më i mirë me të cilin ai është përballur, Selahi ka deklaruar: “Kam luajtur me shumë lojtarë të mirë, por javën e ardhshme do të luaj kundër Francës me kombëtaren dhe atje do të luaj kundër një prej më të mëdhenjve”.

Selahi dhe Ramadani në grumbullim me Shqipërinë

Mesfushori më tij zbulon edhe shembullin e tij në botën e futbollit: “Idhulli im është Luka Modric, pasi luan në të njëjtin pozicion si unë. Shikoj gjithmonë videot e tij në Youtube dhe përpiqem të luaj si ai. Është një nga mesfushorët më të mirët në botë”.

Sa i takon lojtari më të mirë, mes Messit dhe Ronaldos ai zgjedh këtë të fundit. Gjithashtu anon nga Reali i Madridit dhe jo nga Barcelona. E kuptueshme në fakt. “Ronaldo, sigurisht. Lojtari më i mirë në historinë e futbolli. Barcelona apo Real? Real”, u shprehe Selahi.

Mesfushori më tej tregon edhe ndeshjen më të bukur që ka luajtur me Twente: “Ka qenë ndeshja e parë ndaj PSV, stadiumi ishte fantastik, tifozët po ashtu. E shijova shumë dhe morëm një rezultat të mirë ndaj një ekipi të mirë. Ajo ishte ndeshja më e bukur me Twente”.

Lindon Selahi duke festuar golin në fitoren 4-1 që Twente mori ndaj Emmen

Pyetjet nga fansat kanë qenë të shumta dhe njëra prej tyre lidhej me pozicionin ku do të donte të luante nëse nuk do të ishte mesfushor. “Nëse nuk do të luajë në mesfushë, do kisha pasur dëshirë të aktivizohesha në sulm. Më pëlqen të shënoj shumë gola, si çdo lojtar”.

Selahi ka shënuar edhe një gol në kampionatin holandez, kundër Emmen, dhe më pas festoi duke u ulur. Mesfushori tregon edhe ritualin e tij para çdo ndeshjeje: “Falem, pasi jam mysliman. I kërkoj Zotit që të mos kem dëmtime dhe të bëj më të mirën time në fushë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!