Erling Haaland është zbulimi i madh i këtij sezoni. Sulmuesi u largua nga Molde janarin e vitit 2019 dhe zgjidhi të vijonte karrierën te Salzburg. Aventura austriake u shoqërua nga gola të shumta, por zgjati pak. Në janar erdhi transferimi te Borussia Dortmund dhe golat nuk kanë të ndalur.
19-vjeçari norvegjez numëron 40 gola të shënuar këtë sezon dhe ka shumë ndeshje përpara për të përmirësuar shifrat e tij. Në një prononcim për Esporte Interativo, sulmuesi potent flet për idhujt e tij dhe shpjegon se pse feston golat në atë mënyrë.
“Për karakteristikat që ka dhe shënimin e golave preferoj Ronaldon, por është fantastike të shohësh duke luajtur Messin dhe Neymar. Festimi i golave? Më pëlqen shumë meditimi, më qetëson shumë, prandaj kam zgjedhur atë mënyrë për të festuar golat që shënoj“, deklaron Haaland. /abcnews.al