Koço Kokëdhima i ftuar në studion e ABC News në një intervistë të zhvilluar me gazetarin Endri Xhafo, deklaroi se nuk ka patur dyshim se ai ka patur të drejtë kur hodhi idenë e tij përpara disa viteve për legalizimin e kanabisit. Sipas Kokëdhimës kjo ishte një gjë e drejtë që ishte penguar padrejtësisht.
“Nuk kam pasur dyshime për këtë çështje, që ko është një gjë e drejtë që është penguar padrejtësisht në dëm të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, në dëm të ekonomisë dhe në favor të aktivitetit kriminale në shqipëri. Është konfondim i gabuar nëse themi se kultivimi i kanabisit mund të simulojë aktivitetin kriminal të trafikimit të marijuanës. Përgjigja që ka dhënë kryeministri sot është i pandershëm.
Çfarë dua të them që të mos e bëjmë këtë gabim që nuk na lejon të bëjmë një debat të drejtë dhe përfitues. Rritja e një ekonomie legale dhe legalizimi i marijuanës medikale ose për qëllime rekreative do të çojë në shtimin e aktivitetit kriminal. Kjo është pa sens. Përkundrazi një ekonomi legale çon në zvogëlimin e aktivitetit ilegal”, tha Kokedhima.
Pyetje: Meqë e keni hedhur një ide të qartë për kultivimin e Kanabisit, kanabisi që do të prodhohet në vendin tonë, do të jetë për konsum të brendshëm apo ka edhe tregti ndërkombëtare të marihuanës?
“Projekti dhe vizioni ynë ka qenë që së pari duhet të garantojmë të drejtat dhe liritë njerëzore në Shqipëri që ata që kanë nevojë për medikamentet e kanabisit, ti marrin këto medikamente. Janë 170 sëmundje sot në botë që nuk kanë mjekim efektiv alternativ përveç mjekimeve me ilaçe që vijnë nga kanabisi. Kjo nuk është një gjë e thjeshtë, është me rëndësi. Së dyti Shqipëria duhet të prodhojë industrinë medikale, të prodhojë me cikël të mbyllur medikamente që mund të shiten në tregjet evropiane e më gjerë. Tregu mjekësor i kanabisit është një nga tregjet me rritjen më të shpejtë se të gjithë tregjet e tjera”, u shpreh ai.
Gjatë bisedës Kokëdhima u shpreh se modeli më i mirë që mund të marrë Shqipëria në legalizimin kanabisit është Kanadaja pasi sipas tij ky shtet ka patur sukses në zhvillimin e këtij tregu dhe ka siguruar që çdo hap të bëhet sipas përcaktimeve specifike të ligjit./abcnews.al