Identik në zë dhe paraqitje, njihuni me 20-vjeçarin shqiptar që “jeton” si Sabri Fejzullahu

schedule08:47 - 2 Mars, 2022

schedule 08:47 - 2 Mars, 2022

Arlind Beqiri ka idhull Sabri Fejzullahun me të cilin shpreson që të bëjë një duet një ditë. 20 vjeçari nga Mitrovica “jeton” me këngëtarin e mirënjohur pasi e imiton jo vetëm në këngë por dhe në paraqitje. Njerëzit e kanë cilësuar si “Sabriano” i ri shqiptar.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku interpretoi një prej këngëve më të famshme të tij. Arlindi tregoi se është rritur me muzikën e Sabriut. I riu nga Kosova tregoi se ishte kënga “Vula e dashurisë”, ku e imiton dhe me lëvizje, që e bëri të njohur për të tjerët.

Mes të tjerash, Arlindi theksoi se mezi pret që ta takojë dhe se do që të bëjnë një duet bashkë. “Doja t’i kërkoja një duet bashkë. Ai në këtë moshë dhe unë dua që ta kthej në rini atë. Nuk dua kurrë që të vdesë muzika e tij sepse më pëlqen shumë.”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!