Uniformat blu të kryeqytetit pretendojnë se kanë identifuar nëpërmjet pamjeve filmike dhe kanë shpallur në kërkim personon që hodhi kapsollen e fuqishme në drejtim të efektivet se policisë Ina Nuka.
Policia e Tiranës ka arrestuar 18-vjeçarin Daniel Dobraj, I identifikuar si autor I plagosjes se efektives së repartit “Shqiponja” Ina Nuka. Nga hetimet rezultoi se 18 vjecari Dobraj ishte personi qe hodhi mjete të shumta piroteknike, gjatë protestës së organizuar nga banorët e “Unazës së Re”,të enjten para Parlamentit. Nje nga kapsollet e rrezikshme shkoi dhe ne drejtim të efektives së policisë Ina Nuka, duke i dëmtuar rëndë asaj gishtërinjtë e dorës së djathtë. Përveç 12 personava të arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, të cilët akuzohen për 5 vepra penale, numri i tubuesve të dhunshëm pritet të rritet më tej, të cilët do të përballen me ligjin.
Si provë material oficerët kriminalist kanë administruar ndër të tjerat edhe pamjet e trasnmetuara nga televizionet gjatë protestestës, e cila zgjati disa orë. Prokuroria po heton edhe për mënyrën sesi protestuesit i kanë siguruar këto kapsolla që u përdorën e hodhën në masë ndaj policisë, duke lënë të lënduar edhe 15 efketivë të uniformave blu.
Nga ana tjetër edhe 3 qytetarë mbetën të lënduar nga kundërpërgjigjja e policisë por, pohojnë burime nga mjekët e spitalit të “Traumës”. Për këtë veprim, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave në ministrinë e Brendshma ka verifikuar sjelljen e policisë gjatë protestës dhe pritet të ketë qëndrim pasi, ka dyshime që uniformat blu, mund të kenë kapërcyer kopetencat që iu atribon ligji.
60 është numri në total i presonave që janë proceduar penalisht nga policia e Tiranë dhe prokuroria në drejtim të protestuesve të zonës së unazes se re nga nisja e tubumit rreth 20 ditë më parë. Një java më parë një protest e ngjashme si ajo e së enjtes, banorët e Unazës së Re mbajtën edhe para bashkisë së Tiranës, ku gjithashtu disa efektivë të policisë Bashkiake mbetën të lënduar, duke hedhur në drejtim të tyre mjete piroteknike/abcnews.al