Identifikohet kufoma në Fier/Kreshnik Beqiraj është rrëmbyer dhe vrarë

schedule09:49 - 9 Mars, 2018

schedule 09:49 - 9 Mars, 2018

Trupi i pajetë që u gjet mesditën e të enjtes në Fier i përket Kreshnik Beqirajt 36 vjeç. Ai është rrëmbyer dhe vrarë. Sipas njoftimit të policisë është kapur dhe arrestuar edhe autori i ngjarjes, Albert Zekaj 32 vjeç nga Malësia e Madhe. Zekaj ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj  ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

Më datë 22 të qershorit të kaluar rreth mesnatës ky person dyshohet se e ka vrarë me sende të forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas. Vetë Zekaj pasi është arrestuar ka pranuar vrasjen dhe ka treguar vendin ku ishte hedhur viktima. Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer. Vrasja është kryer me çekiç dhe trupi i viktimës ishte transportuar me një batanije. /abcnews.al