Identifikohet autori i plagosjes së djeshme në Kamëz

schedule11:01 - 26 Tetor, 2018

schedule 11:01 - 26 Tetor, 2018

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së 50 vjeçarit Elez Bodisha në Kamëz. Policia njofton se ai është 47 vjeçari me iniciale B. B., banues në Tiranë. Ngjarja mbrëmjen e djeshme në rrugën “Nato” në Laknas

Njoftimi i Policisë Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në Kamëz mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. B.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin për veprat penale  “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës pas një pune intensive hetimore bën identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit :

– B. B., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Nato” në Laknas, Kamëz ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/25 dhe 278 të Kodit Penal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!