Policia e Vlorës ka identifikuar dy autorët e sulmit me armë ndaj të riut në Orikum. Ata janë G.Ç., 23 vjeç, dhe G.B., 33 vjeç, që për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri drejtim shtetasit Denis Brahimit i cili mori një plumb në trup, por pa rrrezik për jetën. Sipas policisë autoret ishin prej vendit të ngjarjes me mjetin tip Volksvagen, i cili u gjet i braktisur në vendin e quajtur ”Çipaj” në rrugën Orikum-Llogara. Gjithashtu Policia ka arrestuar Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, nga Orikumi i cili është shok me Barhimin. Në makinën e tij është gjetur 500 gram Cannabis Sativa. Policia njoftoi se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy automjete, një mjet Volksëagen i përdorur prej autorëve dhe mjeti tip Ford Fiesta e shtetasit të arrestuar, lënda narkotike, një aparat celular si edhe gëzhoja e kalibrit 7.62 mm e gjetur në vendngjarje./abcnews.al