Identifikohen autorët e atentatit në Durrës, policia në ndjekje të tyre

schedule17:55 - 1 Nëntor, 2019

schedule 17:55 - 1 Nëntor, 2019

Policia ka identifikuar autorët e atentatit dhe automjetin me të cilin udhëtonin autorët e atentatit ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoi te mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Gazetarja e ABC News Enkeleda Arapi raporton se policia është drejt zbardhjes së ngjarjes, ndërsa është vënë në ndjekje të autorëve.

Brenda në makinën e prokurorit Ndoi ishin dhe dy persona të tjerë që janë Andi Maloku, 30 vjeç i cili ishte drejtues i automjetit dhe Aleksandër Laho, 48 vjeç i njohur ndryshe edhe si  Land Muharremi. Prokurori dhe një person tjetër ndodhen jashtë rrezikut për jetën

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!