Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve testoi këtë të hënë pajisjet elektronike të identifikimit biometrik të zgjedhësve, të cilat do të vendosen në 5.225 qëndrat e votimit ne të gjithë Shqipërinë.
Në 11 maj, karta e identitetit të cdo votuesi do skanohet mes kësaj pajisje bashkë me verifikimin e shënjës së gishtit.
Duke marrë në konsideratë problematikat e hasura në zgjedhjet e shkuara, Pelingu foli për një sëra masash shtesë. E gjithë kostoja do të jetë 1.1 milionë dollarë.
Paralelisht me pajisjet e identifikimit biometrik, KQZ ka ngritur qëndra të lëvizshme në terren për informimin e qytetarëve për votimin elektronik që do të implementohet në njësinë nr 10 në Tiranë dhe bashkinë Vorë./abcnews.al

