Interi është i hapur ndaj idesë për të nënshkruar me Alexis Sanchez në verë, me yllin kilian që është për momentin në formë huazimi te zikaltrit. Kartoni i Sanchez është i Manchester United, por te “Djajtë e Kuq”, ka qenë një dështim i madh.
Përveçse shënoi vetëm 5 gola në 45 takime për United, Sanchez po “rrjep” ekipin anglez edhe nga ana financiare, pasi përfiton plot 400 mijë sterlina në javë. Që nga merkato e verës, kur Sanchez iu bashkua Interit, rroga e tij paguhet nga dy klubet, Interi dhe United, që i japin nga 200 mijë sterlina çdo javë.
Interi është dakord që të nënshkruajë me Sanchez nëse ky i fundit pranon vetëm 200 mijë sterlina në javë, duke mos pranuar kurrsesi t’i plotësojë kushtet financiare kilianit. Zgjedhja është në dorë të Sanchez, ndërsa tek United nuk e kanë në plan ta ndalojnë largimin e 30 vjeçarit./abcnews.al