Objektivi i Milanit është kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm. Stefano Pioli e ka në dorë fatin e tij. Nëse rikthen kuqezinjtë në skenën europiane do të vijojë të jetë trajner, përndryshe aventura e tij me Milanin do të marrë fund.
Drejtuesit e “Djallit” kanë një emër në mendje për sezonin e ardhshëm. L’Equipe raporton se Milani pëlqen shumë Paulo Sousen. Portugezi mori drejtimin e Bordeaux marsin e kaluar dhe po bën një punë shumë të mirë.
Bordeaux renditet përkohësisht në vend të tretë dhe ëndërron kualifikimin në Champions League. 49-vjeçari, i cili është aktivizuar si futbollist me Juventusin, Interin dhe Borussia Dortmund, ka një eksperiencë të madhe, teksa në Serie A ka drejtuar ekipin e Fiorentinës. /abcnews.al