Ideja e fundit, Liverpool ofron një sulmues për mbrojtësin e Turqisë

schedule17:58 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 17:58 - 25 Dhjetor, 2020

Ozan Kabak është një nga mbrojtësit më të kërkuar. Turku është pjesë e Schalke 04, që ndodhet në krizë totale dhe mban vendin e fundit në Bundesligë. “Blutë Mbretërore” janë të detyruar ta shesin 20-vjeçarin, pasi situata ekonomike nuk është më e mira. Milan, Leipzig, Manchester United dhe Liverpool janë klubet e interesuara për Kabak.

Ky i fundit preferon kalimin në Premier League në merkaton e janarit dhe skuadra e Jurgen Klopp do të ishte një opsion perfekt për të. “The Reds” janë prekur nga dëmtime të shumta në repartin e prapavijës.

 

Ozan Kabak

Van Dijk dhe Gomez do të mungojnë gjatë dhe Klopp ka nevojë urgjente për një qendërmbrojtës për pjesën e dytë të sezonit. Kabak pëlqehet dhe anglezët kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Schalke 04. Daily Telegraph zbulon se Liverpool po tenton të bëjë një shkëmbim. Kampionët e Anglisë ofrojnë kartonin e Divock Origi, sulmuesit belg.

Një opsion që e tundon Schalke 04, që ka nevojë për një sulmues për luftën e mbijetesës. Kabak kushton diçka më shumë se në Angli janë gati të paguajnë disa milion euro dhe të lejojnë largimin e 25-vjeçarit belg për të përforcuar mbrojtjen me Kabak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!