Manchester United kërkon një bomber për të përforcuar sulmin. Largimet e Lukakut dhe Alexis Sanchez e kanë dobësuar shumë këtë repart dhe diçka e tillë konfirmohet edhe nga statistikat.
Vetëm 9 gola kanë shënuar “Djajtë e kuq” në tetë javët e para të kampionatit, nga të cilat 4 në ndeshjen e parë kundër Chelsea. Ekipi ndodhet në krizë totale, ndërsa trajneri Solskjaer ka një dëshirë.
BBC raporton se norvegjezi ëndërron Harry Kane dhe është gati të nisë sulmin për kapitenin dhe goleadorin e Tottenham. Tratativa parashikohet të jetë shumë e komplikuar. Vështirë që Spurs do të heqin dorë nga lojtari simbol i tyre, por Solskjaer do të tentojë për ta transferuar atë në Old Trafford. /abcnews.al