Ideja e fundit e United, projektohet rikthimi i legjendës franceze

schedule16:43 - 20 Mars, 2020

schedule 16:43 - 20 Mars, 2020

Shumë ish-futbollistë të mëdhenj rikthehen përsëri në klubet ku kanë lënë gjurmë. Tashmë në role të ndryshme drejtuese dhe njëri prej tyre është Eric Cantona. Francezi i njohur luajti 5 sezone me Manchester United (1992-1997) dhe fitoi katër herë titullin kampion e skuadrën angleze.

The Mirror raporton se “Djajtë e Kuq” janë gati ta rikthejnë në klub. Cantona do t’i ofrohet roli i ambasadorit të klubit. “Do të ishte një vlerë e shtuar e klubit”, thekson për gazetën britanike një burim pranë United.

Tani pritet vetëm përgjigja e 53-vjeçarit francez, i cili me shumë mundësi do e pranojë propozimin e klubit ku kaloi vitet më të bukura të karrierës. /abcnews.al

 

Cantona, Ferguson dhe Solskjaer

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!