Goglat e Champions League zgjodhën Chelsea si kundërshtarin e Bayern Munchen, ndërsa drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të piketuar përforcimet e duhura në janar. Mungesat e shumta e detyrojnë klubin gjerman të ndërhyjë në merkato dhe një nga emrat e preferuar është Lucas Ocampos.
25-vjeçari argjentinas, i cili pati edhe një aveturë me Milanin në vitin 2017, është pjesë e Sevillas, aktivizohet në rolin e sulmuesit të majtë dhe këtë sezon ka shënuar 5 gola. Ocampos është edhe pjesë e kombëtares argjentinase, aty ku ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje.
Calciomercato.com raporton se kontaktet me ekipin andaluzian kanë nisur dhe Bayern është gati të paguajë për kartonin e tij dhe të transferojë lojtarin në Mynih në merkaton e janarit. Sevilla ka refuzuar për momentin dhe ka treguar gatishmëri për shitjen e tij në fund të sezonit. /abcnews.al