Turqit e Galatasaray nuk arritën të merrnin më shumë se 1 pikë në ndeshjen e fundit në kampionat, ku përballë skuadrës së Karagumruk u ndalën në barazimin 3 me 3, ndeshje që mund të ishte fituar në rast se Mauro Icardi do të shënontë atë 11-metërsh të humbur në pjesën e dytë.
Këtë javë Galatasaray do të presë në “derbin e Stambollit”, rivalët historikë të Besiktas dhe në konferencën për shtyp në prag të super sfidës të kampionatit turk i pranishëm ishte dhe ish-“bomberi” i Inter, Mauro Icardi, i cili fillimisht i kërkoi falje tifozëve për atë penallti të humbur e më pas u premtoi se do të linte “shenjën” e tij në përballjen ndaj Besiktas.
“Jam në dijeni të pritshmërive ndaj meje. E godita keq penalltinë në ndeshjen e fundit. Ndoshta nuk fituam për shkakun tim.
Do e shlyej këtë gabim. Do të jap kontributin tim ndaj Besiktasit, të jeni të sigurt që do lë shenjën time në derbi”,- theksoi Icardi gjatë konferencës për shtyp. /i.m /abcnews.al