Ish-mesfushori i Interit dhe trajneri aktual i Genoas, Thiago Motta, ka folur me superlativa për sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi. Italiani foli pas barazimit 0-0 kundër Napolit për ‘FcInterNews’.
“Icardi është një lojtar i madh. Ai ka luajtur për një ekip si Interi dhe tani ndodhet tek gjigantët e PSG-së. Të luash me lojtarë si Verrati apo Di Maria, e ka ndihmuar shumë Mauron. Ai është një sulmues që pëlqen zonën e penalltisë dhe po ecën shumë mirë këtë sezon.”- deklaron Motta.
Sulmuesi argjentinas u bashkua me francezët këtë verë në një huazim me të drejtë blerje. 26-vjeçari i ka impresionuar tifozët francez, duke shënuar 9 gola dhe dhuruar 1 asist në 10 ndeshje. /abcnews.al