Mauro Icardi është përshtatur për mrekulli te PSG. Sulmuesi argjentinas është ngjitur në kuotën e 17 golave në të gjithë kompeticionet këtë sezon dhe i ka bindur të gjithë për aftësitë e tij për të dërguar topin në rrjetë.
26-vjeçari është huazuar nga Interi dhe kampionët e Francës kanë të drejtën për ta blerë përfundimisht kartonin e tij për shumën e 70 milionë eurove. L’Equipe raporton se Leonardo, i cili mban postin e drejtorit sportiv të PSG-së, e ka ndarë mendjen dhe do të paguajë këtë shumë në arkat e klubit zikaltër.
Le Parisien shkon edhe më tej, teksa zbulon një detaj nga kontrata që do i afrohet goleadorit. Shifrat e rrogës nuk bëhen të ditura, por kohëzgjatja e propozimit të PSG-së do të zgjasë deri në vitin 2024. /abcnews.al