Mauro Icardi ka vetëm një dëshirë dhe ajo quhet Juventus. Sulmuesi argjentinas është huazuar nga Interi te PSG, me klubin francez që ka të drejtën e blerjes për 70 milion euro. Aventura në kryeqytetin e dashurisë nisi mirë, por më pas erdhi “thatësira” e golave dhe pankina.
Tani dëshiron rikthimin në Serie A, aty ku e pret krahë hapur “Zonja e Vjetër”. Calciomercato zbulon edhe propozimin e fundit të kampionëve të Italisë. Drejtori sportiv i klubit, Fabio Paratici, i cili negocion prej kohësh me Wanda Narën, i propozon Interit Juan Cuadradon.
Zikaltrit nuk janë kundër përfshirjes së ndonjë lojtari në 70 milion eurot që kërkojnë për Icardin. Cuadrado mund të përdoret nga Conte për korsinë e djathtë, aty ku nuk kanë munguar problemet këtë sezon, teksa Juventusi e vlerëson 20 milion euro kartonin e 32-vjeçarit kolumbian. /abcnews.al