Pas një sezoni fantastik, ku ndihmoi “gjigandët” turq të Galatasaray të gjenin rrugën drejt titullit kampion, “bomberi” argjentinas Mauro Icardi është rikthyer sërish te “luanët” e Stambollit pas përfundimit të huazimit e tashmë, si një lojtar i përhershëm.
Kampionët e Turqisë kanë derdhur në arkat e kampionëve të Ligue 1, PSG vetëm 10 milionë euro, shifër kjo “e papërfillshme” për një lojtar, që ka arritur të shënojë 22 gola në 24 ndeshje të kampionatit sezonin e shkuar.
Përsa i përket kontratës personale, ish-“bomberi” i Inter ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me turqit, ndërsa paga e argjentinasit nuk është zbuluar akoma. /i.m /abcnews.al