Për Ibsen Elezin, Partia Demokratike mund të bashkëpunojë me parti aleate, por Vangjel Dule dhe Nard Ndoka nuk mund të quhen aleatë kryesorë.
Në një intervistë për ABC News, Elezi u shpreh se nëse ish-kryeminsitri Sali Berisha bashkëpunon vetëm me këta të dy në zgjedhje, do të thotë që ka prekur fundin.
“Vangjel Dulen nuk mund ta ketë aleat primar. Mund ta ketë Vasngjel Dulen diku aty te fundi, që mund t’i duhet, por që ta ketë aleat kryesor Vangjel Dulen, kjo është të prekësh fundin, që të kesh edhe Nard Ndokën. Ai e ka justifikuar që Nard Ndokën e ka zgjedhur ministër, por dikur demokratët ia kanë falur këto gabime të rënda në qeverisje, për shkak të unitetit, të votave, sepse hyn matematika dhe thonë po shkelim moralin.
Aty ku e shohin se nuk e kalojnë dot matematikën e numrave. Ka parti të tjera historike, parti serioze që patjetër mund të bashkëpunojnë me PD-në. Nëse ka mbërritur te këto të dy, domethënë passka prekur fundin zoti Berisha”, theksoi ai./abcnews.al