Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ibrën e qortova”, Pioli: Kjo jo ndeshja e jetës, Milani im nuk luan kurrë për barazim

schedule16:38 - 5 Janar, 2021

schedule 16:38 - 5 Janar, 2021

Serie A rikthehet nesër dhe supersfida e javës së 16-të është Milan-Juventus. Kuqezinjtë vijnë nga një moment shumë i mirë, kryesojnë kampionatin italian dhe do të tentojnë fitoren ndaj kampionëve në fuqi. Trajneri i “Djallit”, Stefano Pioli preku disa tema në konferencën e zakonshme për shtypin.

Juventusi ka një skuadër shumë të fortë dhe po përmirësohet. Është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare. Nuk është sfida e jetës, kampionati është shumë i gjatë. Bardhezinjtë kanë lojtarë të mëdhenj. Ata kanë humbur diçka nga e kaluara, por kanë nisur një rrugëtim të ri dhe po e marrin veten.

Jemi gati për duel, edhe Milani im është shumë i fortë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm në aspektin taktik. Nuk duhet të shpërqendrohemi nga rezultatet pozitive, duhet vetëm të japim më të mirën dhe ta mposhtim Juventusin.

Ibrahimovic? E qortova për postimin që bëri në rrjetet sociale, pasi të gjithë m’u turrën duke më pyetur nëse do të luajë apo jo. Zlatan ndihet më mirë, po punon për t’u rikthyer sa më shpejt, por nuk do të luajë ndaj Juventusit.

 

Pioli duke festuar me djemtë e tij

Çdo ndeshje është një mundësi e mirë për ne. Sa më i fortë kundërshtari, aq më shumë duhet rritur niveli ynë. Po ndjekim rrugëtimin tonë, Milani po tregon se mund të përballet me këdo, kjo ka rëndësi të madhe. Do të tentojmë fitoren ndaj Juventusit.

Kemi 17 pikë më shumë se sezonin e kaluar, kjo tregon se ndodhemi në rrugën e duhur. Nuk duam të humbasim entuziazmin, unë jam ambicioz dhe nesër na pret një test shumë i rëndësishëm. Do të japim më të mirën tonë. Serie A është shumë e fortë dhe kompetitive. Janë 7 skuadra të nivelit të lartë që garojnë për një biletë në Champions League.

Nëse futesh në fushë për të marrë një barazim, kjo është mënyra më e shpejtë për të humbur një ndeshje. Duhet të vuajmë, e dimë që nevojitet sakrificë e madhe, por nuk do të zbresim në fushë për barazim. Duam fitoren. Djemtë po japin gjithçka dhe një gjë e tillë më lumturon.

Leao po rritet shumë, ai nuk ka karakteristikat e Ibrës, por ka karakteristika të tjera që do tentojmë t’i shfrytëzojmë. Lojtarëve të rinj u duhet dhënë kohë për t’u përmirësuar dhe për të konsoliduar pozicionin e tyre në fushë. Kanë një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar nga ditë në ditë dhe kjo është e rëndësishme.

 

Pioli, Leao dhe Tonali

Titulli? Juventusi është në garë, janë luajtur më pak se gjysma e ndeshjeve dhe një ekip i fortë si ata mbetet kandidat për titullin. E përsëris, duhet të lexojmë shumë mirë ndeshjen dhe nevojitet kthjelltësi në aspektin taktik. Ne duhet të përmirësojmë shumë aspekte.

Duhet të vazhdojmë të luajmë me intensitet të lartë dhe cilësi. Ka rëndësi të madhe të jemi të fortë edhe në aspektin mental. Nëse i realizojmë këto gjëra, do të jemi protagonistë deri në fund për fitimin e titullit kampion“, përfundon Stefano Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!