E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është ende mister. Për t’i “ngatërruar” më shumë gjërat mendon vetë sulmuesi suedez që njëherë shpreh dëshirën për t’u rikthyer në Serie A e më pas për t’u transferuar në kampionatin spanjoll të futbollit.
Shumë klube janë gati t’i ofrojnë një kontratë, edhe pse mbetet problem rroga prej 6 milionë eurove që 38-vjeçari kërkon. Së fundi ka ardhur një ofertë surprizuese në drejtim të tij.
The Age raporton se Perth Glory është gati t’i dhurojë një vend titullari në majën e sulmit. Ekipi australian numëron një fitore dhe dy barazime dhe renditet në vend të katërt për momentin në kampionat.
Klubi përtej oqeanit po negocion prej dy javësh me agjentin Mino Raiola dhe pret përgjigjen përfundimtare të Ibrahimovic, i cili vazhdon të preferojë rikthimin në kontinentin evropian. /abcnews.al