Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë protagonist në Seria A me Milanin, skuadër e së cilës është lider absolut, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Një objektiv i ri i polemikave të tij është ish-shoku i ekipit te Milani, Hakan Calhanoglu, i cili pak muaj më parë nuk donte të rinovonte kontratën me “rossonerët” dhe përfundoi duke nënshkruar për Interin.
Ibra sigurisht që ka mendimin e tij për atë që ndodhi këtë verë me lojtarin turk, teksa tregon në librin e tij të ri “Adrenalina”:
“Duhet ta falënderojmë për atë që ka bërë dhe t’i urojmë më të mirat, por edhe nëse tingëllon shumë keq, duhet thënë se Calhanoglu ka përfituar nga një situatë tragjike me atë që ndodhi me Eriksenin në Danimarkë-Finland në Kampionatin Evropian, ai kurrë nuk do të nënshkruante për Interin, asnjë ekip nuk ishte interesuar për të më parë”. /abcnews.al/