Ibrahimovic rrezikon karrierën? Milani vë pikat mbi “i” pas dëmtimit

schedule12:19 - 26 Maj, 2020

schedule 12:19 - 26 Maj, 2020

Zlatan Ibrahimovic u dëmtua ditën e djeshme në stërvitje dhe kishte dyshime për një problem me tendinën e Akilit, çka praktikisht do mbyllte sezonin dhe mund të detyronte sulmuesin suedez ta mbyllte me futbollin e luajtur.

Klubi i Milanit ka dalë me një deklaratë dhe sqaron gjithçka. Fatmirësisht Ibra nuk ka asnjë problem me tendinën e Akilit dhe pas 0 ditësh do të bëhet një kontroll i detajuar për të parë gjendjen e futbollistit të Milan.

“AC Milan raporton se Zlatan Ibrahimovic, në stërvitjen e djeshme pësoi një dëmtim të muskulit solis të pulpës së këmbës së djathtë. Tendina e Akilit është krejtësisht e paprekur. Një kontroll me instrumente do të bëhet brenda dhjetë ditësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!